Lajme

Brovina i VV-së thotë se ka dyshime që tenderi i kryetarit Rama për energjinë është i orkestuar dhe shkon në dëm të buxhetit të Prishtinës

By GAZETA SCANNER 1

April 28, 2024

Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra në Prishtinë në konferencën e thirrur për medie deklaroi se projekti: “Programi për ofrimin e shërbimeve të energjisë në ulje të shpenzimeve financiare në komunën e Prishtinës”, tregon për një keqpërdorim të radhës nga komuna dhe kryetari Përparim Rama.

“Arsyet për të cilën po e mbajmë këtë konferencë kanë të bëjnë më një thirrje për një kontratë e cila sipas të gjitha analizave tona tregon për një keqpërdorim të radhës i cili do të ndodh në tenderin qe planifikon të hapet nga komuna. Pra është vazhdimësi e kontratave të dëmëshme dhe keqpërdorim i parasë publike që po ndodh nga dhe komuna e Prishtinës dhe kryetari Rama”.

Brovina tha se ka të bëjë më një kontratë për prokurim e datës 5 prill 2024, emërimi i së cilës është: Programi për ofrimin e shërbimeve të energjisë në ulje të shpenzimeve financiare në komunën e Prishtinës, ose thënë ndryshe ndriçim publik smart.

“Ky aktivitet i prokurorimit është planifikuar të hapet më datën 30 prill 2024 dhe vlera e këtij 10 milionë euro me kohëzgjatje 36 muaj, hulumtimet e ekspertëve tanë në lidhje më këtë vlerësojnë se kriteret e kërkuara nuk shprehin mundësinë e konkurrencës dhe pjesëmarrjen e shumë operatorëve ekonomik në specifikat gjerësisht pika e tretë , kapaciteti teknik profesional kemi të bëj me emërtime të paisjeve, nëse e bëjmë analizë shohim se këto pajsje kemi operatorë ekonomik, një eventualisht dy në Kosovë të cilat i plotësojnë këto kushtet”.

Brovina deklaroi se edhe tek pjesa e stafit është gjetur diskriminim, sikurse tek inxhierët e elektros të cilët duhet te jenë te certifikuar me esko.

“Edhe për punëtorët fizik të cilët duhet te jenë të certifikuar, ku duhet të dorëzohen në hapjen të ofertave ku është një kohë shumë e pamjaftueshme për operatoret ekonomik, edhe në paramasa kemi shumë pozicione që bien në ndesh në ligjin për prokurorim publik”.

Ai deklaroi se ka dyshime për të cilat bëhet fjalë për një tender të orkestuar i cili shkon në dëm të buxhetit të Prishtines duke iu bërë thirrje organeve të hetuesit për parandalimim e “abuzimit” të radhës. /EO