Botë

Brnabiç konfirmon vizitën e Handkes në Serbi

Peter Handke do ta vizitojë Serbinë në mars ose prill të vitit të ardhshëm, deklaroi kryeministrja serbe, Ana Brnabiç.

Në një intervistë për TV Pink, Brnabiç bëri të ditur se presidenti serb, Aleksandër Vuqiç ka biseduar me Handken, ku, ky i fundit, ka konfirmuar vizitën.

Përndryshe, Peter Handke ka fituar çmimin Nobel për Letërsi, të ndara nga Komiteti norvegjez i Nobelit. Ndarja e këtij çmimi ka ngjallur reagime të shumta, për shkak se Handke ka qenë përkrahës i Sllobodan Millosheviqit.

Ministri i jashtëm i Kosovws, Bexhet Pacolli dhe Kantoni i Sarajevës e shpallen Handken person të padëshiruar.