Ylli i muzikës pop, Britney Spears dhe aktori Sam Asghari kanë nënshkruar një kontratë paramartesore, sipas të cilës partneri i këngëtares nuk do të marrë asnjë qindarkë nga pasuria e saj.
“Britney dhe Sam nënshkruan një kontratë paramartese në favor të saj”, tha një burim për “Page Six”. “Çdo para që ajo ka fituar është e mbrojtur”.
Britney dhe Sam u martuan të enjten e kaluar në oborrin e shtëpisë së saj në Thousand Oaks, Kaliforni. Dasma e tyre mori vëmendjen e të gjithë mediave dhe momenti i vetëm që e prishi ditën e bukur të yllit të popit, ishte kur ish-bashkëshorti i saj, Jason Alexander ndërpreu dasmën.