Rozë

Britney Spears publikon videon teksa masazhon gjoksin


Këngëtarja, Britney Spears është mjaftë aktivë në rrjete sociale, ku vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, ajo ka qenë në krye të mediave rozë për shkak të gjyqit me babanë e saj për heqjen e kujdestarisë.

Britney në rrjetin social “Instagram” ka publikuar një video topless, e treta gjysmë nudo që ajo ka publikuar në shtatë ditët e fundit, duke shkaktuar shqetësim tek fansat, shkruan ‘Mirror’.

39-vjeçarja ndau videon e shkurtër në mediat sociale të enjten në mbrëmje, në të cilën ajo mund të shihet e veshur me një palë pantallona të shkurtra xhins dhe krejtësisht topless.

Këngëtarja mbron modestinë e saj duke mbuluar gjoksin me duar. Ajo pastaj i kthen gjërat në një nivel duke shikuar drejt qiellit dhe duke masazhuar gjoksin e saj.

Javët e fundit, Britney ka qenë gjithnjë e më e zëshme në mediat sociale duke përfshirë edhe për kujdestarinë e saj e cila ka parë financat dhe vendimet personale të saj të marra nga babai i saj Jamie Spears dhe individë të tjerë që nga çështjet e saj shëndetësore të publikuara në 2008.