Britni Spirs nuk ndalet me bëmat e saj as para shtatzënisë. 40-vjeçarja publikoi në profilin e saj në Instagram një set të ri fotosh lakuriq. Ylli i muzikës Pop thotë se fotot i ka shkrepur para se të mbetej shtatzënë gjatë udhëtimit të saj të fundit në Meksikë. Në komentin e fotove shkruan po ashtu me shaka “Pse kur jam me pushime, dukem 10 vite më e re”…
Muajin e kaluar, Britni Spears njoftoi për herë të parë se ishte shtatzënë me të dashurin e saj Sem Asgari, i cili është 12 vite më i ri. Ajo po planifikon edhe të martohet se shpejti me të, por ende nuk ka një datë. Spirs ka edhe dy djem 16 dhe 15 vjeç nga martesa e kaluar me Kevin Federlajn. Me foto të tilla, të cilat i ka publikuar shpesh gjatë kohëve të fundit, ajo thotë se ndihet e lirë veçanërisht pas lirimit nga mbikqyrja ligjore 13-vjeçare e të atit, Nëntorin e kaluar. Në planet afatshkurtra të Britnit është edhe publikimi i një albumi të ri muzikor.