Rozë

Britney fotografohet në një qendër tregtare

Pasi u lirua nga kujdestaria e babait, Britney Spears, është parë për herë të parë në një qendër tregtare, e cila ishte e rrethuar me truproje.

Sipas TMZ, Britney u pa në qendër tregtare, jo shumë larg shtëpisë së saj.

“Ishte mirë ta shihja këtu dhe të shihja gjëra të zakonshme. Gjërat që janë normale për shumicën e njerëzve, të tilla si shëtitjet dhe blerjet, janë një përmirësim i madh për të. Asnjëherë nuk mund ta mendoni se sa shumë mund t’i kenë munguar asaj për 13 vitet e fundit”, tha një burim i afërt me të.

Spears u pa edhe me të fejuarin e saj Sam Asghari në West Hollywood javën e kaluar, duke darkuar në restorant në Melrose Avenue.