Teknologji

Britanikët krijojnë “robotin, si një qen delesh” – me një kamerë për të vëzhguar zonën ku veprojnë fermerët

By GAZETA SCANNER 1

December 01, 2024

Qentë robotë do të bëhen ndihmës të rinj të fermerëve në stilin e qenit të deleve, dhe së shpejti mund të përdoren për të pakësuar ngarkesën e madhe të punës së atyre në industri.

Fermeri nga Cornish i Britanisë së Madhe, Malcolm Barrett, është bashkuar me ekspertë në Universitetin e Plymouth për të vënë në provë fuqitë e zagarit bionik prej 31 mijë dollarësh.

Shkencëtarët po përdorin një detektor të rrezeve gama të montuar në një robot, për të matur shëndetin e tokës në fushat e Barrett, transmeton Telegrafi.

Kjo mund të sigurojë të dhëna për të ndihmuar në vlerësimin se sa efektive ka qenë bujqësia, dhe të mbështesë fermerët në planifikimin e mënyrës sesi të menaxhojnë tokën e tyre dhe të përmirësojnë produktivitetin.

Jake Shaw-Sutton, bashkëdrejtor i kompanisë robotike Robotriks në Par, i tha BBC-së: “Sprova jonë më e re po shikon dhe fokusohet në atë që po ndodh me tokën, sepse shpesh nuk kontrollohet plotësisht dhe kjo ndikon në gjithçka rreth saj”.

Ai shtoi se qentë robotë – të cilët peshojnë 15 kilogramë dhe kanë një shpejtësi maksimale prej 20 kilometra – mund të përdoren për të ekzaminuar zonat që janë më të vështira për t’u arritur si kodrat dhe gardhet.

“Avantazhi kryesor është për shkak të atyre këmbëve që ai është në gjendje të ngjitet në terrene vërtet të vështira dhe sipërfaqe vërtet të vështira”, tha ai.

Detektori gama prej 31 mijë dollarësh përdor inteligjencën artificiale për të matur nivelet e rrezatimit që ndodhin natyrshëm në tokë.