Britania e Madhe po planifikon të pajisë forcat e saj të armatosura me raketa lundruese hipersonike deri në fund të dekadës, sipas një raporti. Bëhet e ditur se shefat ushtarak britanik janë “nën presion” për të tejkaluar inovacionin kinez, rus dhe amerikan, duke zhvilluar një armë të aftë për të fluturuar me shpejtësi më të madhe se vetura sportive Mach 5 dhe pesë herë më shumë se shpejtësia e zërit.
Ministria britanike e Mbrojtjes dëshiron që raketa të projektohet dhe ndërtohet në territorin e Mbretërisë së Bashkuar dhe të fillojë të përdoret deri në vitin 2030. Por, planet janë ende në fazë të hershme, andaj nuk dihet nëse raketa do të lëshohet nga toka, deti apo ajri, shkruan skynews.
Ky vendim i Britanisë së Madhe vjen pasi kryeministri Rishi Sunak u zotua të shpenzojë 2.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtje. Rruga e një arme hipersonike mund të ndryshohet pas lëshimit, gjë që e bën të vështirë shkatërrimin e saj.
SHBA, Rusia dhe Kina janë lojtarët kryesorë në garën e armëve hipersonike, por edhe vende tjera si Koreja e Veriut pretendojnë se kanë testuar të tilla armë. Zhvillimi i aftësive hipersonike është pjesë e partneritetit AUKUS, pakt ky mbrojtjeje dhe sigurie midis Mbretërisë së Bashkuar, Australisë dhe SHBA-së.
Së fundmi, SHBA-ja ka testuar një raketë lundruese hipersonike në ishujt Marshall si mesazh për rivalin e saj në paqësor, Kinën. Ministria britanike e Mbrojtjes nuk ka dhënë detaje tjera mbi zhvillimin e aftësive hipersonike të vendit, duke përmendur sigurinë kombëtare, por ka konfirmuar se Mbretëria e Bashkuar po ndjek më tej teknologjitë hipersonike për të zhvilluar aftësitë e vendit.