Rozë

Brikenda kërcënohet nga një grua

By GAZETA SCANNER 1

April 21, 2024

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Brikenda Karricaj ka publikuar një foto në InstaStory, ku shihet se një femër e kërcënon atë.

“Me mujt me iu nxon në Prishtinë të dyjave e me iu shkel”, i kishte shkruar një femër Brikendës në Instagram.

Ndërkaq Brikey ka reaguar dhe ka thënë se derisa ankohemi për burrat, gratë po veprojnë edhe më keq.

“Ankohemi për meshkuj, ndërkohë femrat hala më keq”, ka shkruar Brikenda.