Ndonëse pati temperatura të larta sot, meteorologët parashikuan se mund të ketë mot dramatik sot pasdite.
Kështu ndodhi edhe në Han të Elezit, ku ka rënë breshër i madh.
E gjithë rruga është mbuluar nga breshëri.
Mediat nga atje kanë postuar fotografi të breshërit, kokrrat e të cilit janë konsiderueshëm të mëdha, ndërsa nuk dihet nëse reshjet e njëjta kanë shkaktuar dëme në kulturat bujqësore.
Mbetet të shihet nëse reshjet do të intensifikohen, teksa bëhet apel të shtohet kujdesi gjatë qarkullimit.