Ish-gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj ka shprehur bindjen se ish-krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale do të shpallen të pafajshëm.
Ai duke kujtuar gjykimet që janë bërë nga Gjykata e Hagës ndaj Limajt dhe të tjerëve, por edhe Ramush Haradinajt e procese tjera, ka thënë se pjesëtarët e UÇK-së i janë përgjigjur thirrjeve të gjykatës si në asnjë vend tjetër ku ka pas luftë në ish-Jugosllavi.
“Unë besoj që edhe Hashim Thaçi me bashkëluftëtarë tjerë me një mbrojtje të mirë kanë me vërtetu pafajësinë e tyre dhe kanë me dëshmua luftën e pastër të UÇK-së”, ka thënë ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë 1.
Ai ka thënë se procesi do të jetë i gjatë.
Procesi ndaj ish-krerët e UÇK-së ka filluar gjatë muajit prill.