Rozë

Brad Pitt shkon në festën e ish të dashurës Jennifer Aniston

Ata janë ndarë 15 vjet më parë, por Brad Pitt dhe Jennifer Aniston vazhdojnë të mbesin miq të mirë.

Gjatë vikendit, aktori ka marrë pjesë në festën e ditëlindjes së Jennifer Aniston ku ishin të pranishëm edhe shumë yje të tjerë si Tom Hanks, Rita Wilson, Kate Hudson dhe Danny Fujikawa, Lisa Kudrow dhe Reese Witherspoon.

“Brad ka arritur pak pas orës 19:00 kur edhe kishin filluar të vinin edhe të ftuarit e tjerë. Ai ishte ndër të ftuarit e parë që erdhi në festë dhe ndërt të fundit që është larguar diku rreth orës 23:00”, ka thënë një burim për E! News.

Por, ajo që ishte edhe më interesante është se edhe ish- e dashura e aktorit Gwyneth Paltrow ka qenë pjesë e festës së ditëlindjes së Jennifer Aniston bashkë me bashkëshortin e saj Brad Falchuk.

Ish-çifti ishin bërë bashkë edhe më herët gjatë këtij viti.

“Brad e ka kontaktuar Jen pasi nëna e saj ndërroi jetë dhe ajo u ndje shumë mirë që ai e dinte se çfarë periudhe të vështirë po kalonte ajo”, kishte thënë një burim atëherë për “Us Weekly”.

Ata duket se do të takohen më shpesh gjatë muajve të ardhshëm pasi të dy janë të nominuar për Golden Globes dhe Screen Actors Guild Awards.