Home Rozë Brad Pitt padit Angelina Jolie

Brad Pitt padit Angelina Jolie

0
Brad Pitt padit Angelina Jolie

Brad Pitt ka paditur ish-bashkëshorten e tij Angelina Jolie për shitjen e aksioneve të saj në vreshtin francez që ata blenë së bashku. Çifti e bleu atë në vitin 2008 dhe u martua atje gjashtë vjet më vonë. Pitt thotë se ai dhe ish-gruaja e tij ranë dakord të mos i shesin aksionet e tyre në vend pa lejen e tjetrit.

“Por Jolie ia shiti pjesën e saj një prodhuesi pijesh alkoolike në pronësi të një oligarku rus”, sipas padisë. Jolie ende nuk ka komentuar.

Avokatët e aktorit fitues të Oskarit thanë se kjo pronë e përbërë nga një shtëpi dhe një vresht në jug të Francës, ishte “bërë pasioni i Pitt” dhe, nën kujdestarinë e tij, ishte rritur në një “histori suksesi ndërkombëtar shumë milionë dollarësh”.

“Ajo shiti interesin e saj me dijeninë dhe qëllimin që Shefler dhe bashkëpunëtorët e tij do të kërkonin të kontrollonin biznesin të cilit Pitt i ishte përkushtuar dhe të minonin investimin e Pitt në Miraval,” pretendonte padia.

Avokatët e tij thanë  se ky veprim kishte për qëllim t’i shkaktonte “dëm të madh” Pitt, i cili “kishte derdhur para dhe kapital në biznesin e verës”.

Exit mobile version