6.8 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Brabus 800 Adventure XLP Superblack që prodhon 790 kuaj-fuqi

- Advertisement -

Brabusi gjerman ka befasuar adhuruesit me një projekt tjetër. Fjala është për Brabus 800 Adventure XLP, që fillimisht u prezantua në panairin e veturave në Gjenevë gjatë vitit 2020, por që iu nënshtrua “tretmanit” Superblack.

Ky version i bazuar në G-Class, përkatësisht në modelin AMG G63, tani është për 68,9 centimetra më i gjatë sesa G-Class pa gomën rezervë, pasi gjatësia e tij është 5,31 metra, transmeton Telegrafi.

Falë karrocerisë së modifikuar dhe të punuar nga alumini, Adventure XLP tani është për 49 centimetra më i lartë, dhe do të duhej të futej në një kategori me veturat tjera off-road.

Ka fellne masive prej 22-inç dhe kanë gomat për të gjitha terrenet. Kështu Brabusi ka punuar shumë edhe në motorin 4 litërsh twin-turbo V8 që prodhon 790 kuaj-fuqi.

Superblack shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 4,8 sekonda, kurse shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në mënyrë elektronike në 210 kilometra në orë.

Inxhinierët nga Bottropi kanë arritur t’ia zvogëlojnë peshën në 2.936 kilogramë. Brendësia është veshur me lëkurë të zezë – madje edhe dyshemeja është e tëra me lëkurë të zezë. /Telegrafi/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit