Lajme

BQK del me një njoftim të ri për qytetarët serb lidhur me rregulloren e re

By GAZETA SCANNER 1

February 09, 2024

Banka Qendrore e Kosovës ka vendosur në dispozicion një numër ku qytetarët serbë mund të thërrasin pa pagesë për t’u informuar rreth vendimit të fundit që përjashton dinarin nga përdorimi.

BQK përmes një njoftimi në “Facebook”, tha se qytetarët mund të marrin përgjigje mbi të gjitha çështjet që atyre u intereson.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka lëshuar në përdorim linjën PA PAGESË me qëllim të informimit sa më të thjeshte të qytetarëve nga komuniteti serb lidhur me Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme. Qytetarët duke thirrur në numrin 0800 222-55 do të marrin përgjigje mbi këtë Rregullore dhe informata të përgjithshme në përgjithësi. Po ashtu, mund të dërgojnë pyetje në e-mailin e dedikuar për to: zalba@bqk-kos.org”, thuhet në njoftimin e BQK-së, i cili u dha në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht.