Sport

Botërori “Katar 2022”, ShBA-ja dhe Uellsi ndahen në “paqe”

By GAZETA SCANNER 1

November 21, 2022

Ndeshja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Uellsit është mbyllur në paqe.

Në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022”, ShBA-të u ndeshën sonte me uellsianët.

Ndeshja e vlefshme për grupin B u mbyll 1:1.

Të parët në epërsi kaluan amerikanët përmes Weah në minutën e 36-të.

Kurse, rezultatin e barazoi Bale në minutën e 82-të nga penalltia.

Të dyja skuadrat kishin edhe raste tjera, por në fund ndeshja u mbyll baras 1:1.