Sport

Botërori i befasive në Katar: Gjermania humb nga Japonia me përmbysje

Pas Argjentinës, edhe një tjetër favorit i madh ka dështuar në ndeshjen e parë në Kupën e Botës “Katar 2022”. Është Gjermania e cila u mund 1:2 nga Japonia me përmbysje në rezultat.

Ish-kampionët e botës në vitin 2014 kaluan të parët në avantazh me golin e Gundogan nga penalltia në minutën e 33-të.

Kjo epërsi e gjermanëve zgjati deri në minutën e 75-të kur Doan barazoi shifrat.

Tetë minuta më vonë, në skenë doli Asano që përmbysi gjithçka duke realizuar golin e dytë dhe të fitores për japonezët.

Gjermania dhe Japonia janë në Grupin E me Spanjën dhe Kosta Rikën.