Botë

Boshnjakët prodhojnë ‘Mercedesin’ e raketëhedhësve

Instituti teknik i remontit (TRZ) nga Haxhiçi, Bosnje dhe Hercegovinë, eksportoi sasinë e parë të raketëhedhësit të dorës RPG 7 MX 2 të prodhuar në këtë vend.

Në zhvillimin e këtij raketahedhësi u përfshin një numër i ekspertëve, njerëz të punësuar në TRZ por edhe punëtorë të pensionuar të industrisë ushtarake të cilët vunë në dispozicion njohuritë dhe përvojën e tyre në Institut. Produkti tani është i gatshëm dhe, siç njoftohet nga TRZ, në radhë është pushtimi i tregut.

Drejtori i TRZ, Meho Reçiq tha për Biznisinfo se ky është një moment historik jo vetëm për TRZ, por për të gjithë vendin.

“Blerësi i parë është një kompani nga Sllovakia dhe shumë vende të tjera janë të interesuara për raketëhedhësin. Paisja është prodhuar nga TRZ në bashkëpunim me kompanitë vendore me të cilat kemi punuar në parimin e nënkontraktuesve dhe koperantëve. Ne kemi përdorur të gjitha kapacitetet e mundshme për të punësuar sa më shumë njerëz në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe për të siguruar që sa më shumë para të jetë e mundur të mbesin në vendin tonë. Ne jemi krenar për faktin se ky produkt është 95 për qind produkt i punës dhe njohurive të BeH dhe si rezultat ne tani kemi një produkt që është shumë i kërkuar në treg dhe i cili është plotësisht i pavarur nga të gjithë”, tha Reçiq.

RPG 7 MX 2 është një armë konvencionale që nuk është prodhuar ende nga vendet me një industri më të avansuar dhe zhvilluar se ajo e BeH. Armën në rajon e prodhon vetëm Bullgaria dhe Republika Çeke, ndërsa Kroacia ende po punon për zhvillimin e saj. Reçiq thotë se shumë vende tashmë janë të interesuara për të, dhe blerësit e interesuar që morën pjesë në testim thonë e cilësuan atë si një “Mercedes” për këtë lloj armësh.

Në TRZ, i gjithë procesi i projektimit, prodhimit dhe testimit u përfundua brenda dy vitesh. Brenda të njëjtit afat, TRZ, nga riparuesi u shëndrrua në prodhues armësh.

Përveç punës së tij themelore, TRZ aktualisht po riparon mjetet ushtarake të ushtrisë malazeze. Për treg tashmë ka përgatitur një ‘kostum të zgjuar’, parashutë për mina, pajisje mbrojtëse për deminuesit, ushtarakët, policinë.

Në të njëjtën kohë, me zhvillimin e produkteve të reja, TRZ po planifikon investime të reja. Plani është që të nisë një industri ushtarake në një lokacion tjetër në vitin 2020, në Krajinë, BeH.

TRZ aktualisht punëson 60 punëtorë dhe në të ardhmen, me pushtimin e tregjeve të reja, ky numër do të vazhdojë të rritet.