Ballina

Borrelli pas takimit me ministrat e jashtëm të NATO-s: Nevojitet progres nga Kosova e Serbia

By GAZETA SCANNER 1

November 28, 2023

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka folur pas takimit që ka zhvilluar me ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të NATO-s në Bruksel.

Në një postim në X, Borrelli tha se i ka njoftuar ministrat mbi situatën në Ballkanin Perëndimor, por edhe mbi dialogun Kosovë-Serbi.

“I njoftova ata mbi gjendjen aktuale në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Nevojitet progres nga të dyja palët”.

“Gjithashtu rikujtova rëndësinë që BeH-ja të shfrytëzojë momentumin për të avancuar me vendosmëri në rrugën e saj drejt BE-së”, shkroi Borrelli.