Lajme

Borrell kërkon zgjedhje menjëherë në veri

By GAZETA SCANNER 1

September 14, 2023

Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell ka bërë thirrje urgjente për zgjedhje në katër komunat veriore.

“Sot u bëmë thirrje që të marrin masa në veri për të shtensionuar situatën. Duhet të ketë zgjedhje menjëherë, ne nuk mund të rrimë dhe të presim për krizat e tjera, duhet të ketë menjëherë zgjedhje.Le të flasim për rrugën drejt zgjedhjeve, largimi i kryetarëve mund të bëhet ose me mbledhjen e nënshkrimeve, ose do të japin dorëheqje”, tha Borell.

Ai tregoi se ka marrë siguri nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, se serbët do të marrin pjesë në zgjedhje.

“Mozgjidhja do ta vonojë marrëveshjen, nga marsi patëm një marrëveshje të mirë, që siguron normalizimin dhe paraqet të mira për të dyja palët nëse do të arrihej marrëveshja”.