Lajme

Borrell: BE dhe ShBA bashkëpunojnë efektivisht për dialogun Kosovë-Serbi

By GAZETA SCANNER 1

March 14, 2023

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell gjatë një seance plenare të Parlamentit Evropian, ka folur rreth bashkëpunimit që Evropa ka me Amerikën rreth normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ne punojmë aq mirë me ShBA-në në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Më duhet të them se punojmë efektivisht”, ka theksuar Borrell duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve evropianë mbi marrëdhëniet transatlantike, raporton Tanjug, përcjell KlanKosova.tv.

Ndër pyetje që ju bën Borrell në parlament ishte edhe ajo që nëse BE do të përfshihet në zgjidhjen e krizës politike në Mal të Zi.