Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës është duke mbajtur një mbledhje që ka nisur qe rreth një orë, ku pika kryesore është emërimi i ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së.
Sipas njoftimit të Bordit, thuhet se bordi po e mban mbledhjen për ta zëvendësuar Shkumbin Ahmetxhekajn – i cili nuk dihet akoma nëse u shkarkua apo dha dorëheqje.
Mbledhja e bordit ka nisur në ora 10:00 dhe s’dihet nëse ka përfunduar.
Kujtojmë se në mbledhjen e mbajtur më 24 maj, bordi ka adresuar vërejtje e kritika ndaj Ahmetxhekajt.