Botëst-slider

Bora e madhe ne Alpet e Austrisë shkakton ortek dhe bllokim të rrugëve

Shkollat dhe rrugët u mbyllën të hënën në disa zona të Austrisë pasi bora e madhe dhe shiu shkaktoj pengesa në të gjithë rajonin e Alpeve.

Dy gra u shpëtuan nga zjarrfikësit pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan nga rrëshqitja e borës afër qytetit të Salzburgut, raportoi agjencia austriake e lajmeve APA.

Njëra prej tyre u shpëtua gati menjëherë, e tjetra vetëm pas disa orësh. Të dyja ishin shtruar në spital.

Mbi tridhjetë njerëz u evakuan nga shtëpitë e tyre në rajonin e Styria sepse kishin shprehur shqetësime për ortekun e borës, ndërsa banorët e 15 ndërtesave në Carinthia u evakuuan pasi lumi Gurk kërcënoi të dilte nga shtrati.

Rreth 2,000 shtëpi në lindje të Tirolit kanë mbetur pa energji elektrike të hënën në mëngjes.

Kaosi ishte i dukshëm edhe në Tirolin e jugut, përtej kufirit në Itali. Qyteti i Venecias është ende nën ujë pas përmbytjeve të mëdha.

Bora filloi së pari në Austri të mërkurën e kaluar, por reshjet u rritën gjatë fundjavës, duke shënuar një nisje jashtëzakonisht të ashpër dhe të hershme të dimrit në Evropë. Bora e madhe morri një jetë në Francë dhe ka pasur përmbytje të përhapura në Mbretërinë e Bashkuar. /GazetaScanner/