8.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Bombardime të pamëshirshme në lindje të Ukrainës, 20 të vdekur, midis viktimave një fëmijë

- Advertisement -

Bombardimet e pandërprera ruse vazhdojnë në Ukrainë, veçanërisht në rajonet lindore dhe jugore.

Të paktën 20 persona , përfshirë një fëmijë, janë vrarë nga bombardimet ruse në rajonet e Luhanskut dhe Donetsk, thanë autoritetet ukrainase sonte.

Një deklaratë nga ushtria ukrainase tha në Facebook se 25 komunitete në të dy rajonet ishin sulmuar nga forcat ruse dhe se 42 shtëpi dhe një shkollë ishin dëmtuar .

Reuters thekson se nuk ka mundur të verifikojë informacionin nga burime të pavarura dhe shton se nuk ka pasur asnjë reagim të menjëhershëm nga pala ruse.

Më herët një komandant i  lartë i forcave ukrainase të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal të rrethuar nga Rusia, njoftoi sonte se po zbaton vendimin e administratës së lartë ushtarake për të shpëtuar jetën e ushtarëve, pa përmendur dorëzimin e tyre.

Kjo deklaratë është interpretuar nga Reuters si një shenjë se rrethimit të gjatë po i vjen fundi.

“Për të shpëtuar jetë, i gjithë batalioni i Mariupolit po zbaton vendimin e Komandës së Lartë Ushtarake dhe shpreson në mbështetjen e popullit ukrainas ,” tha Urdhri Azov në një postim në rrjetet sociale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit