Sport

“Bomba” e ditës, Amir Rrahmani te Napoli

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani duket se ka arritur marrëveshje me gjigantin italian, Napoli, raporton GazetaScanner.

Mbrojtësi i Veronës, falë performancës së shkëlqyer në sezonin e tij të parë në Seria A, duket se do të bëhet pjesë e një klubi të madh italian siç është Napoli.

Sipas Sky Sport.it, “napolitanët” janë të befasuar me formën e mbrojtësit kosovar, më të cilin thuhet se është arritur marrëveshja.

Siç raportohet, De Laurentiis është gati t’ia paguaj 30 milionë euro Veronas për ta transferuar Rrahmanin. Kartoni i 25 vjeçarit nga Prishtina kap shifrën 15 milionë euro nga Verona, por thuhet se marrëveshja finale mes Napolit dhe Veronës do të arrihet për rreth 12 milionë euro. /GazetaScanner/