Botë

Bolton thotë së Korea Veriore nuk heq dorë nga programi bërthamor, vullnetarisht

Në një intervistë ekskluzive për mediet amerikane, ish- ambasadori amerikan, John Bolton, hodhi poshtë kërcënimin e fundit të Koresë Veriore se “do të mund t’i dërgonte ShBA-vë një dhuratë Krishtindjesh nëse ajo, deri në fund të vitit, nuk do t’i ofronte një ofertë më të mirë në negociatat nukleare’.

Bolton, i cili ka shmangur intervistat që kur Presidenti amerikan Donald Trump e pushoi atë nga pozita e këshilltarit të sigurisë kombëtare në shtator, sugjeroi që administrata Trump të merrte kërcënimin e Koresë Veriore me skepticizëm.

“Unë mendoj se një pjesë e këtij kërcënimi mund të jetë blof. Ata mendojnë se presidenti është i dëshpëruar për një marrëveshje, dhe nëse ata i vendosin një kufizim kohor artificial, do të fitojnë një marrëveshje më të mirë. Duhet të presim dhe të shohim. Krejt kjo është pjesë e lojërave të Koresë Veriore. Ata me sukses kanë mashtruar tre administratat e mëparshme amerikane, dhe planifikojnë t bëjnë të njëjtën gjë edhe me këtë aktuale,” tha Bolton.  

Dhe ai mendon se administrata Trump po bënë një ‘gabim të madh’ nëse, siç raportoi New York Times, ka penguar përpjekjet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për ta zhvilluar një diskutim mbi abuzimet e të drejtave të njeriut në Korenë Veriore, nga frika se mos e shqetësojnë Korenë Veriore dhe rrjedhimisht duke i vendosur negociatat bërthamore jashtë binarëve.

“Kjo është një mantër, pasi e kemi parë tani mbi tri dekada: Koreano-veriorët janë shumë të lumtur të deklarojnë se do të heqin dorë nga programi i tyre bërthamor, veçanërisht kur kjo bëhet në këmbim të përfitimeve të prekshme ekonomike, por ata kurrë nuk e bëjnë një gjë të tillë. Dhe unë mendoj se përfundimi i pashmangshëm është se ata janë të lumtur ta përsërisin këtë pa pushim, por mendoj se nuk ka asnjë shans serioz që ata ndonjëherë do ta heqin dorë vullnetarisht (v.j. nga programi bërthamor)”, tha Bolton.