Lajme

Bogujevci: Derisa nuk e kam pasë mundësinë të isha në lidhje, kam dashtë të bëhem nënë përmes mundësive që ofronte shkenca

By GAZETA SCANNER 1

March 09, 2023

Nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci, në fjalën e saj në Kuvendin e Kosovës, i ka replikuar deputetit të VV-së, Visar Korenicës, i cili kundërshtoi ligjin për riprodhim, pasi që sipas tij cenohet familja.

Bogujevci, deklaroi se ka vendosur që t’i besojë shkencës në mënyrë që të behet nënë pa pasur nevojë për një burrë të determinojë të drejtën e sajë për t’u bëre nenë.

“E mora fjalën vetëm për t’i sqaruar disa gjana pa dashur të futem në replika, mendoj që është ligj tepër i rëndësishëm e kemi diskutuar shumë herë në rrafshe të ndryshme, kur i rregullojmë gjerat në shoqërinë tonë sa e lehtë është të merret kur vendimet munden me derteminu për neve si gra qysh vendosim ta jetojmë ne jetën tonë, diçka që nuk parashihet me pjesën e burrave.’’– ka deklaruar Bugujevci.

Ajo ka deklaruar se nuk mund të limitohet nga shoqëria e cila mendon se një normë është një formë e caktuar.

“Unë po dua të jem e sinqertë dhe ta them edhe publikisht që përderisa unë nuk e kam pasur mundësinë të jem në lidhje apo të jem në lidhje martesore ose çfarëdo forme tjetër, kam dashtë të bëhem nënë edhe unë duhet të jem e limitume në bazë të asaj që e the vetëm pse një shoqëri mendon se një normë duhet të jetë në një formë të caktuar. Përderisa unë kam dashtë të bëhem nënë për mua ka qenë me rëndësi çfarë ka ofruar shkenca me ma mundësu atë të drejtë e jo me ma determinu një burrë, që unë duhet medoemos të kem një burrë me të cilin martohem për tu bërë nënë.” – ka deklaruar ajo.