Ekonomi

BM pritet të thyej rekordin e turistëve

Numri i turistëve të huaj në Britani të Madhe pritet të thyej rekordin vitin e ardhshëm, sipas agjencisë britanike të turizmit ‘VisitBritain’.

Numri i turistëve të huaj në Britani pritet të arrij në 40 milionësh, ose 2.9 për qind më shumë se sivjet, kur parashikohet që shifra të jetë 39 milionë. Ndërsa shpenzimet e tyre parashihet të arrijnë në 35 miliardë dollarë, me një rritje prej 6.6 për qind krahasuar me vitin 2019.

Sipas agjencisë së analizës së udhëtimeve ajrore ‘ForwardKeys’, rezervimet për fluturime nga vendet e tjera në Britani nga dhjetori deri në majin e ardhshëm janë 5 për qind më shumë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.