Bllokohen pusetat në Lezhë, qyteti mbulohet nga uji (Video)

Bllokimi i disa puesetave në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë ka sjellë probleme të shumta në rrugët e mbuluara nga uji. Reshjet intensive kanë përmbytur rrugët, çka ka sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Moti i keq dhe era e fuqishme kanë shkaktuar probleme të ngjashme në të gjithë qytetin e Lezhës.

Probleme ka patur edhe në qytete të tjera të vendit, për shkak të reshjeve që vijojnë të bien prej orësh.