Botë

Bllokada e grurit, ende asnjë marrëveshje mes Ukrainës e Rusisë

By GAZETA SCANNER 1

June 23, 2022

Ukraina nuk ka arritur ende një marrëveshje në bisedimet mes Rusisë dhe OKB-së për bllokadën e eksportit të grurit.

“I mirëpresim përpjekjet e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për të zhbllokuar eksportin e grurit nga portet e Ukrainës. Konsultimet vijojnë. Megjithatë, asnjë marrëveshje konkrete nuk është arritur deri më tani në bisedimet mes Ukrainës, Rusisë, Turqisë dhe OKB-së.”

Kështu është shprehur Oleg Nikolenko, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës ditën e sotme. Ai shtoi po ashtu se siguria mbetet një element kyç për pozicionin e Ukrainës.