FOTO: AFP/Getty Images

Botë

Blinkeni thotë se për sigurinë izraelite duhet një rrugë drejt një shteti palestinez

By GAZETA SCANNER 1

January 17, 2024

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të mërkurën se Izraeli nuk mund të arrijë “siguri të mirëfilltë” pa një rrugë drejt një shteti palestinez.

Ai këmbënguli se një veprim i tillë mund të ndihmojë në bashkimin e Lindjes së Mesme dhe të izolojë rivalin kryesor të Izraelit: Iranin.

Blinkeni këto i tha duke folur në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në vendpushimin zviceran të skive në Davos, raporton AP.

Ai aty gjithashtu tha se pikëpamjet e liderëve në botën arabe dhe myslimane kanë ndryshuar për Izraelin dhe krijimi i një shteti palestinez do ta ndihmonte Izraelin të integrohej në rajon.

“Problemi është të shkosh nga këtu atje, dhe sigurisht që kërkon vendime shumë të vështira, sfiduese. Kërkon një mentalitet që është i hapur ndaj kësaj perspektive”, tha Blinken.