Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken foli për pasojat e luftës së Izraelit në Gaza, teksa dha komente mbi Raportin e ardhshëm mbi Lirinë Fetare. Raporti vjetor vlerëson kushtet në 200 vende të botës.
“Që nga sulmi i tmerrshëm terrorist i Hamasit më 7 tetor dhe konflikti pasues në Gaza, si antisemitizmi ashtu edhe islamofobia janë rritur ndjeshëm në mbarë globin,” tha ai.
“Këtu në Shtetet e Bashkuara, raportet për krime të urrejtjes dhe incidente të tjera që synojnë si myslimanët ashtu edhe hebrenjtë janë rritur në mënyrë dramatike.