Lajme

Blinken: Mikpritje e mrekullueshme në Tiranë, Rama udhëheqës i shquar, por edhe kryeministër shumë i mirë

By GAZETA SCANNER 1

February 15, 2024

Sekretari Amerikan i Shtetit i SHBA, Antony Blinken vlerësoi si të mrekullueshme mikpritjen në atë që ai e quajti “vendin e shqiponjave”.

Ju falënderoj për mikpritjen e mrekullueshme në vendin e shqiponjave e ndjej ambientin e ngrohtë jashtë por sidomos e ndjej ngrohtësinë në këtë dhomë dhe në çdo dhomë tjetër që kam qenë në Tiranë. Nuk mund ta shpjegoj sa mirënjohës jam. Ju falënderoj për rolin tuaj të udhëheqjes është dëshmi e fuqisë së programeve tona për rininë dhe që të jem sot me ju për të festuar arritjen e këtyre programeve, është moment i rëndësishëm dhe vlerësim për punën tuaj për të”, tha Blinken në takimin me të rinjtë shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative të vendit mik dhe që sot luajnë një rol thelbësor në forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA.

Ai i shprehu mirënjohjen kryeministrit Edi Rama për partneritetin dypalësh, ndërsa e cilësoi një udhëheqës të shquar dhe kryeministër shumë të mirë.

“Ju falënderoj dhe jam i lumtur që jam me ju në një qytet ku ju keni qenë kryetar bashkie dhe e keni energjizuar dhe i keni dhënë ngjyra të bukura. Jam mirënjohjes për partneritetin e jashtëzakonshëm që ne të dy kemi. Z kryeministër është jo vetëm një udhëheqës i shquar, por edhe një kryeministër shumë i mirë. Këto katër vitet e fundit që kemi punuar bashkë Kryeministri Rama ka qenë pranë nesh dhe i ka përballuar këto vështirësi së bashku me ne”, deklaroi Blinken.