Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në fillim të javës së ardhshme do të vizitojë Arabinë Saudite për t’u takuar me partnerët rajonal dhe për të diskutuar rreth përpjekjeve për të arritur një armëpushim në Gazë.
“Ai do të diskutojë rritjen e ndihmës humanitare që po dërgohet në Gazë”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.
Gjithashtu, sekretari thuhet se do të theksojë rëndësinë e parandalimit të përhapjes së konfliktit dhe do të diskutojë rreth përpjekjeve të vazhdueshme për të arritur paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në rajon, duke përfshirë një shtet të pavarur palestinez.