Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është shprehur se ShBA-ja dhe Britania e Madhe janë në “hap” kur bëhet fjalë për të siguruar që agresioni i Vladimir Putinit të mposhtet.
Ai thotë se janë të vendosur të sigurojnë që Ukraina të vazhdojë të qëndrojë fuqishëm në këmbët e veta, shkruan Sky News.
“Takimet tona e bënë shumë të qartë se mbetet një mbështetje e palëkundur për Ukrainën”, është shprehur Blinken.