Sport

Blick shkruan për Gjasulën, tregon faktin interesant prej nga vjen emri i tij

By GAZETA SCANNER 1

June 20, 2024

Mediumi i madh zviceran, Blick ka bërë një artikull për Klaus Gjasulën, futbollistin shqiptar që shënoi golin e barazimit ndaj Kroacisë.

Blick ka zbuluar arsyen se pse ai dhe vëllai i tij, Jurgen i kanë këta emra.

Klaus Gjasula dhe vëllai i tij Jürgen, po ashtu futbollist, mbajnë emra të pazakonshëm në Shqipëri.

Gjyshja e tyre ishte fanse e madhe e serialit kult në televizionin gjerman – ZDF dhe i emërtoi nipërit e saj duke e nderuar aktorin e ndjerë tashmë të këtij seriali, Klausjürgen Wussow!