Ballina

Blerta Deliu padit në gjykatë Haxhiun, kjo është arsyeja

By GAZETA SCANNER 1

September 08, 2023

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu e ka paditur në Gjykatë ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Sipas Deliut, tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës me e zhvendosë vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeverie, nuk kalon.

Theksojmë se ditë më parë Ministrja Haxhiu ka deklaruar se deputetja Deliu ka marrë 2500 euro pa shkuar në Komision për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Njoftimi i Plotë:

Shpifjeve të pushtetit i përgjigjemi me padi.

Në Gjykatë, sot kam dorëzuar padinë për shpifje ndaj Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu – aty ku të pavërtetat e saj në studio televizive pres të marrin përgjigjen e merituar.

Tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës me e zhvendosë vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeverie, nuk kalon. As nuk frikësohemi e as nuk zmbrapsemi nga angazhimi ynë për të denoncuar krimin dhe korrupsionin e këtij pushteti.

Shihemi në gjykatë, Albulenë!

Shpifjeve të pushtetit i përgjigjemi me padi. Në Gjykatë, sot kam dorëzuar padinë për shpifje ndaj Ministres së…

Posted by Blerta Deliu on Friday, September 8, 2023