Ndonëse ka dy vite që i kanë ndarë rrugët, Blero dhe Afrona kanë bërë “lëmsh” rrjetin me disa veprime në rrjetet sociale.
Derisa Blero njoftoi pjesëmarrjen dhe detajet për performancën e tij në “Alba Festival”, në seksionin e komenteve ra në sy një detaj.
Ishte Afrona ajo e cila kishte lënë një koment, duke i uruar fat në pjesëmarrjen e tij e duke i thënë që “ta digjte” skenën.
Por, përgjigjen që ia ktheu Blero në komente ishte edhe më i habitshëm: “Nëse nuk vjen ti nesër se ‘knoj’ këngën tënde”.
Ky komunikim mes dyshes nxiti shumë spekulime dhe ngriti shumë pikëpyetje për relacionin e tyre. A janë zbutur gjakrat mes tyre, dhe a ka filluar një flirt?
Ndonëse pak detaje rreth kësaj dhe shumë zhurmë me pak fjalë, relacioni i tyre mbetet ende i paspecifikuar.
Pas podcastit të realizuar së bashku, dy vjet pas ndarjes, me shumë keqkuptime dhe mospajtime që podcasti nuk duhet të transmetohet, dyshja patën edhe më shumë krisje në relacionin e tyre miqësor.