Lajme

Blerja e sistemit antitank amerikan “Javelin”, Maqedonci: I ka kaluar të gjitha proceset e aprovimit në ShBA

By GAZETA SCANNER 1

July 04, 2024

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se në inventarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do t’i shtohet edhe sistemi antitank amerikan “Javelin”.

Gjatë një interviste në “Këndi i Debatit” të Tëvë1, Maqedonci ka treguar se pagesa e parë për sistemin është bërë në muajin mars.

Ndërsa nuk ka specifikuar se kur do të arrijnë raketat Javelin në Kosovë, Maqedonci ka theksuar se kjo do të përcaktohet gjatë diskutimeve të ardhshme.

“I ka kaluar të gjitha proces e aprovimit në ShBA. Në muajin mars ne kemi ekzekutuar këstin e parë të pagesës që nënkupton që tani jemi në proces të pasjes si pjesë të inventarit të FSK-së. Dhe normalisht do të kemi edhe diskutimet rreth kohës së mundshëm të liferimit të Javelin në Kosovë”, ka thënë Maqedonci në Tëvë1.