Kulturë

Blerim Ramosaj, shqiptari i radhës i cili bëhet pjesë e Hollywood-it

By GAZETA SCANNER 1

April 13, 2022

Edhe një shqiptar i bashkohet zemrës së kinematografisë së Hollywood-it.

Bëhet fjalë shqiptarin, Blerim Ramosaj, i cili i është bashkëngjitur listës së producentëve të suksesshëm hollivudian me filmin “GRACE” and “GRIT” ku momentalisht është duke pasur sukses në mbarë botën e filmit.

Ky është një film i bazuar në ngjarje të vërtet e që i takon zhanrit biografi, dramë dhe romancë, tregon mbi historinë e guximit, transcendencës dhe dashurisë së përjetshme mes çiftit Treya and Ken dhe sfidave që ata përjetojnë si pasojë e sëmundjes së pashërueshme të Treyas.

Së fundi stafit realizues të filmit i është bërë ftesë të marrë pjesë edhe në festivalin e 16 të filmit në Izrael “Spirit Film Festival” në Tel Aviv në nëntor të këtij viti, ku pritet të marrë pjesë edhe producenti i filmit Blerim Ramosaj.

Prodocenti i filmit Blerim Ramosaj, është shprehur mjaft i kënaqur me suksesin fillestar të filmit.

Ai, në një prononcim të shkurtër ka thënë se filmi është duke u mirëpritur mjaft mirë

“Filmi është pritur mjaft mirë nga shikuesit dhe dashamirët e filmit i cili momentalisht pritet të jetë pjesë edhe e kinemave evropiane dhe po ashtu në tregun e Kosovës”, ka thënë shkurt Ramosaj duke mos jap edhe shumë detaje të tjera.