Rozë

Bledi Mane publikon foto në krahët e Shqipes, ja çfarë thotë

By GAZETA SCANNER 1

June 27, 2024

Ish-opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane pak orë me parë ka ndarë një foto me ish finalisten e shtëpisë me të famshme në vend Shqipe Hysenaj.

Gjatë edicionit Shqipja dhe Bledi nuk kishin raporte të mira, shumë herë kanë debatuar dhe me tone të larta, shkruan “Kosovarja”.

Bledi ka publikuar foto në krahët e Shqipes ku shprehet “E mbani mend Shqipen, ka filluar punën në Kosovë si këshilltare e Albin Kurtit”.

Ndërsa Shqipja ka shtuar “Dëgjojeni këtë djalë, se thotë gjithmonë të vërtetën”.