Sport

Blanc-Monaco, këto janë zhvillimet e fundit

Trajneri francez, Laurent Blanc duket se është afër Monacos, raporton GazetaScanner.

Ish-trajneri i PSG-së, sipas mediave franceze, është duke negociuar me krerët e Monacos, për të marr “timonin” e kësaj skuadre.

Monaco nuk po kalon sezon të mirë, dhe duket se drejtuesit e kësaj skuadre duan të bëjnë ndryshime në bankinë. Siç raportohet, Laurent Blanc është takuar me krerët e Monacos. Mësohet se negociatat po ecin mirë, dhe siç thuhet, shumë shpejtë mund të arrihet marrëveshja që tekniku francez të marr drejtimin e Monacos. /GazetaScanner/