Ballina

Blakaj për Gjykatën Speciale: Nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë gjykatë ku dëgjimi i dëshmitarëve ka qenë i mbyllur

By GAZETA SCANNER 1

February 22, 2023

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare duke folur rreth proceseve gjyqësore në Gjykatën Speciale ka thënë se pavarësisht që i monitorojnë rregullisht seancat sipas tij, është herët të nxjerrin konkluzione lidhur me punën e kësaj gjykate.

I ftuar në emisionin “Info Nata” Blakaj tha se ajo çka është vërejtur është se seancat janë jashtëzakonisht të gjata dhe të mbyllura për publikun.

“Është shumë herët të nxjerrim përfundime në lidhje me punën e Gjykatës. Ne i monitorojmë rregullisht dhe deri më tani kemi vërejtur disa çështje të cilat  janë paksa seancat e  mbyllura për publik të cilat janë jashtëzakonisht të gjata”, tha ai.

Madje Blakaj tha se nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë gjykatë ku dëgjimi i dëshmitarëve ka qenë i mbyllur.

“Nuk ka pasë asnjë gjykatë deri më tani qoftë ato vendore apo edhe para Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi që dëgjimi i dëshmitarëve ka qenë i mbyllur sikur në këtë rast. Mendoj që sepse kjo është debatuar shumë gjatë dhe njëra ndër pikat e një dokumenti në fakt rregullores për procedurën e provave para kësaj Gjykate janë marrë jashtëzakonisht shumë me çështjen e mbrojtjes së dëshmitareve dhe si duket Gjykata ka vendosë që në shumicën e rasteve ku dëshmitarët janë mbrojtur sesionet, pra shqyrtimi kryesor të mbahet prapa perdeve, pra të themi publiku nuk ka qasje, nuk mund t’i dëgjojë”, shtoi ai./teve1.info./