Mediat ndërkombëtare raportojnë se Bjellorusia do të zhvillojë stërvitje taktike bërthamore së bashku me Rusinë.
Tashmë duket se Bjellorusia ka filluar kontrollet mbi gatishmërinë e ushtrisë së saj për të vendosur armë bërthamore taktike, njëkohësisht me një stërvitje që po kryhet nga Rusia.
Rusia në një deklaratë zyrtarë të publikuar të hënën tha se do të praktikonte vendosjen e armëve bërthamore taktike si pjesë e një stërvitjeje ushtarake pas atyre që Moska tha se ishin kërcënime nga Franca, Britania dhe Shtetet e Bashkuara.
Udhëheqësi bjellorus Aleksandër Lukashenko disa javë më parë deklaroi se “disa dhjetëra” armë taktike bërthamore ruse ishin vendosur në Bjellorusi sipas një marrëveshjeje të shpallur vitin e kaluar nga ai dhe presidenti Vladimir Putin.