Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari, ka shpërndarë deklaratën e zv.kryeminsitrit Besnik Bislimi, i cili vitin e kaluar kishte thënë se për Kosovën është e rëndësishme njohjen reciproke në qendër, e që sipas Bislimit plani evropian nuk e ka.
Madje, Bislimi kishte thënë se plani i njohur si franko gjerman, më shumë i afrohet pozicionit të Serbisë.
“Për ne është me rëndësi të ketë dokument final me njohjen reciproke në qendër. Për Serbinë është që të mos ketë dokument final e të mos ketë njohje reciproke. Prandaj, nga kjo perspektivë do të thosha se propozimi franko-gjerman më shumë i afrohet pozicionit të Serbisë, sepse nuk paraqet marrëveshje finale e as s’përfshin njohje reciproke në këtë fazë”, kishte thënë Bislimi.
Sipas Nurellarit, kjo bie ndesh me veprimet e fundit të Kurtit, pasi sipas 11 pikave të zyrtarizuara të planit evropian, nuk ka njohje reciproke, e as dokument final.
“Nuk është finale dhe fatkeqësisht Asociacioni po bëhet pa marrë njohje formale nga Serbia. Pasi pothuaj e futën vendin në luftë civile kundër Zajednices tashmë e lëshuan bajrakun para Vuçiqit”, shkroi Nurellari.
https://fb.watch/iZC1ij7mfZ/