Lajme

Bislimi u quajt “spekulant” nga BE-ja, Mehmetaj: Kurtit s’po i bën përshtypje, po e pranon me lehtësi

By GAZETA SCANNER 1

June 18, 2024

Gjatë së hënës, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i ka konsideruar si spekulime deklaratat e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, në lidhje me masat ndaj Kosovës, duke theksuar se vendet anëtare të BE-së do të jenë të parat që do të shohin dhe diskutojnë raportin nga Josep Borrell, para se të merren vendimet e nevojshme.

Kurse gjatë se martës kryeministri Albin Kurti nuk i ka komentuar deklaratat e zyrtarëve të BE0-së, të cilët i kanë quajtur spekulime lajmet e zëvendësit të tij.

E për gazetarin Lirim Mehmetaj, kjo heshtje e Kurtit është e çuditshme për faktin se institucioni ku Kosova aspiron të hyjë, BE-ja, e quan Qeverinë spekulante.

“Nuk bën me kalu aq lehtë fakti që flet zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, del zëdhënësi i BE-së edhe e quan personin e dytë të Qeverisë së Kosovës mashtrues e spekulant, edhe kryeministrit nuk bën kurrfarë revanshi. Lehtësitë me të cilën e pranon Albin Kurti faktin që nga BE-ja Besnik Bislimi quhet spekulant, është me ta marrë frymën. Qysh është e mundur që Qeverisë së Kosovës nuk i bën përshtypje që institucioni që ne aspirojmë ne mu futë të quan spekulant edhe ti veç e tejkalon, kjo nuk ka kurrfarë kuptimi. Kjo vetëm në këtë lloj ambienti ku ka devalvime total edhe të fjalëve edhe të qëndrimeve e më pas të ripozicionimeve edhe kundër qëndrimeve tua fillestare, mundet me u trajtu me kësi lehtësie”, ka thënë Mehmetaj në “Debat Plus”.