Lajme

Bislimi tha se “Kosova mund ta eskalojë situatën”, Gërvalla shprehet ndryshe, kërkon ruajtje të stabilitetit

By GAZETA SCANNER 1

March 01, 2024

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se në Forumin që po mbahet në Antali, do të kërkojë nga nivelet e larta ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Kosovë.

Gërvalla, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘X’,ka potencuar se do të diskutoj edhe për sfidat urgjente të sigurisë.

“Në Antali do të diskutojmë për disa nga sfidat më urgjente të sigurisë së sotme dhe duke eksploruar zgjidhje paqësore gjatë kësaj periudhe të trazuar”.

“Në takimet e nivelit të lartë do të theksoj nevojën për veprim për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ajo.

Por, ndryshe nga Gërvalla, zëvendëskryeministri tjetër i Kosovës, Besnik Bislimi kishte kërcënuar BE-në se Kosova mund ta eskaloj situatë në veri.

“Ne kemi thënë: masat për de-eskalim duhet të hiqen për shkak të de-eskalimit, mos na detyroni me eskalu situatën për m’iu tregu që e de-eskalojmë prapë”, kishte deklaruar njeriu i dytë i Qeverisë së Kosovës gjatë këtij muaji.