Lajme

Bislimi takohet me ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves

By GAZETA SCANNER 1

April 02, 2024

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Ata biseduan rreth një mori temash si fuqizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona, mbi procesin e dialogut, përfshirë dy takimet e fundit në Bruksel të mbajtura në nivel të kryenegociatorëve por edhe zhvillimet e fundit të aktualitetit në vend.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin për bisedën si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm.