Lajme

Bislimi: Rritja e realizimit të reformave është një lajm dhe arritje e mrekullueshme për qytetarët e Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

June 13, 2024

 

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, raportoi ditën e sotme në Komisionin për Integrim Evropian, mbi procesin e integrimit evropian.

Në adresimin e tij hyrës, ai raportoi mbi nivelin e zbatimit të Agjendës për Reforma Evropiane ERA II dhe zbatimin e Programit Kombëtar për Integrim Evropian në vitin e kaluar.

“Plani i Veprimit të ERA II ka përfshirë 15 prioritete dhe 341 reforma konkrete apo tregues. Sipas gjetjeve të raportit përfundimtar mbi të arriturat në zbatimin e ERA II, deri në fund të vitit që lamë pas janë zbatuar 245 nga gjithsej 341 tregues, ose 72%.” u shpreh zëvendëskryeministri mbi nivelin e zbatimit të ERA II.

Kjo përbën një rritje të konsiderueshme nga niveli i zbatimit të ERA I, i cili ka qenë në nivelin 45%.

“Tashmë që të dy dokumentet e Agjendës për Reforma Evropiane kanë përfunduar zbatimin, pra ERA I dhe II, mund të krahasojmë trendin e realizimit të reformave. Për dijeninë tuaj, ERA I ishte zbatuar në periudhën Nëntor 2016 – Dhjetor 2019. Zbatimi i saj ka qenë 45%, ndërsa niveli i realizimit të ERA II qëndron tek 72%. Kjo rritje në nivelin e realizimit shpalos një rritje të konsiderueshme në realizimin e reformave të integrimit evropian si dhe një rritje në tempon e realizimit të reformave. Kështu Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po dëshmon se është gati të avancojë në integrimin evropian duke arritur kështu gradualisht përafrim të plotë me standardet e BE-së. Rritja e realizimit të reformave është një lajm dhe arritje e mrekullueshme për qytetarët e Kosovës.” shtoi zëvendëskryeministri Bislimi.

Në vijim, në lidhje me Programin Kombëtar për Integrim Evropian, zëvendëskryeministri theksoi se deri në fund të vitit të kaluar Qeveria kishte miratuar 13 projektligje dhe i ka përcjell ato në Kuvend për miratim, teksa radhiti dhe disa prej masave të rëndësishme të zbatuara.

Fjala e plotë e zëvendëskryeministrit Bislimi:

 

E nderuar Kryesuese e Komisionit për Integrim Evropian, znj. Krasniqi,

Të nderuar anëtarë të Komisionit dhe ju pjesëmarrës,

 

Në vijim më lejoni të prezantoj të arriturat në zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane (ERA II) deri në fund të vitit 2023. Si fillim, Plani i Veprimit të ERA II ka përfshirë 15 prioritete dhe 341 reforma konkrete apo tregues. Sipas gjetjeve të raportit përfundimtar mbi të arriturat në zbatimin e ERA II, deri në fund të vitit që lamë pas janë zbatuar 245 nga gjithsej 341 tregues, ose 72%. Një numër i ligjeve shumë të rëndësishme janë miratuar gjatë kësaj periudhe e tashmë po zbatohen, ndër të cilat janë:

Në të njëjtën kohë, edhe një numër i madh i reformave janë zbatuar gjatë kësaj kohe, ndër të cilat po veçoj:

Miratimin e Strategjive për:

Një numër i madh i reformave konkrete janë realizuar dhe po zbatohen në vazhdimësi. Për referencë:

Në fushën e administratës publike, është krijuar portali i shërbimeve E-Kosova, i cili po zgjerohet çdo ditë për nga shërbimet që ofrohen; janë funksionalizuar mekanizmat për zbatimin e ligjeve kornizë për administratën publike; si dhe është zvogëluar barra administrative përmes thjeshtimit, bashkimit ose shfuqizimit të rreth 8% të lejeve dhe licencave për operatorët ekonomikë;

Tek energjia dhe ambienti, është bërë realizimi i dy projekteve të energjisë së erës, me kapacitet prej 69 MW; 1600 shtëpi dhe 25 komplekse banesore kanë përfituar dhe janë bërë më efiçiente përmes projektit Reliable Energy Landscape (RELP); është arritur zbatim i plotë i legjislacionit për Zonat e Veçanta të Mbrojtura; është krijuar Sistemi online për Informacionit Mjedisor; është reduktuar numri i deponive ilegale nëpër komuna; si dhe janë trajnuar shumë inspektorë për menaxhimin e mbeturinave dhe atyre të ujërave.

Tek segmenti i tregut dhe ambientit të të bërit biznes, është funksionalizuar Gjykata Komerciale; është themeluar njësia për informimin e bizneseve lidhur me standardet; 10 sesione këshilluese për biznese për certifikim dhe zbatim të standardeve, si dhe subvencionim i së paku 20 bizneseve; është rritur mbulueshmëria e kredive të reja përmes Fondit Kosovar për Garanci të Kredive.

Tek drejtësia dhe siguria, është institucionalizuar bashkëpunimi me EUROPOL-in; janë trajnuar prokurorë, gjyqtarë dhe hetues të policisë mbi krimet ekonomike dhe financiare; është avancuar infrastruktura komunikuese e Policisë; është funksionalizuar Qendra e Pritjes së Përkohshme për migrantë; janë mbikëqyrur emërimet e niveleve të larta dhe shumë të tjera.

Tek punësimi dhe arsimi, rreth 4000 persona në vit janë punësuar nga masat aktive të tregut të punës; është mbështetur formalizimi i vendeve të punës dhe punësimi për gra dhe persona me aftësi të kufizuara; është zhvilluar dhe po zbatohet skema e garantimit të punësimit për të rinj; ka pasur përmirësim të sigurisë dhe shëndetit në punë përmes rritjes së numrit të përgjithshme të inspektimeve nga 5000 në 6000 dhe rritje e inspektimeve të përbashkëta mes institucioneve të Policisë dhe ATK-së; është zhvilluar kurrikula bërthamë e arsimit dhe aftësimit profesional për shkollat e mesme.

Agjenda e Reformave Evropiane ERA II, tashmë është përmbyllur dhe ky përbën raportin përfundimtar të zbatimit të tij. Treguesit realizimi i të cilave nuk është përfunduar ende, janë bartur në Programin Kombëtar për Integrim Evropian dhe do të vazhdojnë të monitorohen.

Tashmë që të dy dokumentet e Agjendës për Reforma Evropiane kanë përfunduar zbatimin, pra ERA I dhe II, mund të krahasojmë trendin e realizimit të reformave. Për dijeninë tuaj, ERA I ishte zbatuar në periudhën Nëntor 2016 – Dhjetor 2019. Zbatimi i saj ka qenë 45%, ndërsa niveli i realizimit të ERA II qëndron tek 72%. Kjo rritje në nivelin e realizimit shpalos një rritje të konsiderueshme në realizimin e reformave të integrimit evropian si dhe një rritje në tempon e realizimit të reformave. Kështu Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po dëshmon se është gati të avancojë në integrimin evropian duke arritur kështu gradualisht përafrim të plotë me standardet e BE-së. Rritja e realizimit të reformave është një lajm dhe arritje e mrekullueshme për qytetarët e Kosovës.

Tek Programi Kombëtar për Integrim Evropian, gjatë vitit që lamë pas janë paraparë 160 masa. Deri në fund të atij viti Qeveria kishte miratuar 13 projektligje dhe i ka përcjell në Kuvend për miratim. Ndërkaq, Kuvendi deri tani ka miratuar 5 sosh.

Të miratuar janë:

–          Ligji për zgjedhjet;

–          Ligji për plotësim-ndryshim e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë;

–          Ligji për organizimin e tregut të përbashkët të produkteve bujqësore;

–          Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna në baza gjinore; dhe

–          Ligji për ndryshime klimatike.

 

Po presim për t’u miratuar në Kuvend:

 

–          Ligji për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës;

–          Projektligji për regjistrin e pronarëve përfitues;

–          Projektligji për burimet e ripërtëritshme të energjisë;

–          Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave;

–          Projektligji për lirinë fetare;

–          Projektligji për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror;

–          Projektligji për vlerësimin strategjik mjedisor; dhe

–          Projekt-kodi doganor dhe i akcizave.

–          Masat të tjera të rëndësishme që janë zbatuar gjatë vitit 2023 janë:

–          Miratimi i Agjendës Digjitale për Kosovën 2030;

–          Miratimi i Programit të Zbatimit të Strategjisë së Energjisë;

–          Miratimi i Programit për bujqësi dhe zhvillim rural 2022-2027 dhe Planit kombëtar për bujqësi organike;

–          Miratimi i Planit të veprimit 2023-2025 për zbatimin e Strategjisë së Transportit Multimodal 2023-2030;

–          Miratimi i Strategjisë për Zhvillim Industrial dhe Mbështetje të Biznesit 2030 dhe Planit të Veprimit 2023-2025;

–          Miratimi i Strategjisë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre 2020-2027 dhe Planit të Veprimit për zbatimin e saj;

–          Miratimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023-2028;

–          Miratimi i shumë akteve nënligjore në kapitullin për lëvizjen e lirë të mallrave; për shoqërinë e informacionit dhe mediat; në fushën e transportit; dhe në kapitullin për drejtësi, liri dhe siguri;

–          Përgatitja e raporteve tremujore financiare dhe të performancës për të gjitha ndërmarrjet publike;

Rekrutimi i 13 zyrtarëve në Autoritetin e Konkurrencës;

Janë mbajtur trajnime për:

 

–          Qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike;

–          Sigurinë e produkteve;

–          Prokurimin publik – kriterin TEMF/tenderi ekonomikisht më i favorshëm (198 zyrtarë të prokurimit dhe të tjerë nga autoritetet kontraktuese);

–          Të drejtën e pronësisë intelektuale;

–          Politikat e konkurrencës;

–          Hetime penale (për 171 zyrtarë të Policisë);

–          Integrimin e të huajve (400 zyrtarë);

 

Ju faleminderit!