Lajmest-slider

Bislimi: Dorëheqje për Donika Gërvallën, pikë

Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi ka kërkuar dorëheqje për Donika Gërvallën.

“Dorëheqje për Donika Gërvallen… PIKË.” ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, dje gjatë ditës ka pasur disa reagime lidhur me një deklaratë që e njëjta e kishte bërë dikur për Gjykatën Speciale.

“Brenda mundësive që kam patjetër që do të kërkoj materiale në Speciale. Po kam material. Kemi kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshme se sa Thaci që është president. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaci. Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë”, kishte thënë Gërvalla në Dukagjin.

Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar gjithashtu edhe të tjerë nga Partia Demokratike e Kosovës.

Aktivisti i PDK-së, Rinor Azizi e ka përkrahë inicativin e Bislimit për dorëheqjen e Gërvallës, duke thënë se nuk do të ndalen deri në shkarkimin e saj.